Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Këto fruta dhe perime nuk duhet të jenë kurrsesi në të njëjtin vend

$
0
0

4Vendosja e parregullt e frutave dhe perimeve është katastrofike – kjo do të thotë humbje e parave. Nëse këto ushqime nuk ruhen siç duhet, ato prishen shpejt dhe kalben

Të gjithë e dimë se mollat duhet të mbahen të ndara nga frutat e tjera për shkak se ato janë të ndjeshme, dhe se një mollë e kalbur mund të “infektojnë” të gjithë shportën ose qesen, shkruan hr.n1.

Është interesant se molla e pjekur mund të shkatërrojë një “kodër” me shalqi në qoftë ruhen në të njëjtin vend. Megjithatë, molla nuk është e vetmja që dëmton frutat e tjera.

Në këtë grup “të rrezikshëm” janë edhe dardha, kajsia, pjeshka, kumbulla, bananja, kivi dhe mango. Krejt këto fruta lëshojnë një përqendrim të lartë të etilenit dhe kështu ndikojnë në ngjyrë dhe lëngshmëri, e me këtë në fund edhe në cilësinë e frutave në afërsi të tyre.

Sa i përket perimeve, të ndjeshme ndaj etilenit janë patatet, bizelet, sallata e gjelbër, karrotat dhe brokoli.

Patatja është shumë e ndjeshme, kështu që duhet të mbahet në një vend të ftohtë, të errët, larg nga frutat e “dëmshme” dhe perimet, por edhe për të parandaluar mbirjen e saj.

Sa i përket kalbjes, frutat më rezistente janë vishnja dhe boronica.

The post Këto fruta dhe perime nuk duhet të jenë kurrsesi në të njëjtin vend appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles