Aaron dhe Emma Washington, vunë re që fëmija i tyre kishte një puçërr në njërën anë të fytyrës.
Mirëpo, si shumica e prindërve të rinj, nuk i kushtuan shumë rëndësi duke menduar që do ti kalojë në mënyrë natyrale pa pasur nevojë për vizitë të mjekut.
Por çdo ditë e më shumë puçrra rritej derisa një ditë arriti formën e një topi golfi. Ata e kuptuan që nuk është një gjë që duhet injoruar dhe vendosën të marrin mendim nga mjeku për të kuptuar se ç farë po ndodhë me fëmijën e tyre 7 muajshe.
As mjeku nuk kishte parë një gjë të tillë. Edhe pse ai në fillim e diagnostifikoi si infeksion të fytyrës, së shpejti u kuptua që nuk është thjeshtë një infeksion dhe se ai duhej të merrte masa paraprake para se të shkonin gjërat edhe më keq.
Ai hapi puçrrën dhe filloi të shtrydhë atë. Derisa tërhiqte mjeku, ai dhe prindërit mbetën të shokuar. Ishte një pupël/ pendë e stërmadhe. Teoria më e besueshme është që fëmija ka thithur puplën aksidentalisht gjatë kohës që ka qenë në shtratë ose afër ndonjë djepi ose vend rehatie për fëmijë. Sipas gjitha gjasave, penda/pupla nga goja është vendosur (ngjitur) në faqen e saj dhe ka depërtuar në lëkurë.
The post Prindërit vunë re që fëmija i tyre kishte një puçërr në njërën anë të fytyrës, mbetën të shokuar nga diagnoza e mjekut!! appeared first on Keshilla.NET.