Situata stresuese, mbingarkesë në punë, mungesë gjumi, probleme shëndetësore – të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave dhe njolla të ndryshme.
Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën shumë efikase, që do t’i rikthejë asaj shkëlqimin dhe ju do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme.
Përbërësit:
3 gotë kakao pluhur
¼ gotë mjaltë
2 lugë gjelle salcë kosi
3 lugë gjelle pluhur bollguri
Përgatitja
Hidhni bollgurin në shtrydhëse. Pasi të bëhet pluhur, e kaloni në një tas të vogël dhe hidhni të gjithë përbërësit e tjerë. I përzieni mire derisa të formohet një masë homogjene.
Përdorimi
Sapo maska të jetë gati, përdorni ose një furçë të pastër ose gishtat për ta aplikuar në fytyrë.
Masazhojeni fytyrën me kujdes.
Mbajeni maskën për 15-20 minuta.
Në fund e lani fytyrën si zakonisht
Përdoreni këtë maskë nëse keni lëkurë të yndyrshme, të thatë ose të ndjeshme, me akne ose rrudha.
The post Maska natyrale për largimim e rrudhave dhe akneve appeared first on Keshilla.NET.