Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Domatet ngadalësojnë përhapjen e kancerit në stomak

$
0
0

Domatet ngadalësojnë përhapjen e kancerit në stomakDomatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut.Kjo sipas një një studimi të ri, i cili ka zbuluar se ky frut i dietës mesdhetare pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Ky zbulim i ri mund t’i hapë rrugë kërkimeve shkencore për gjetjen e një mënyre për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes, si dhe përdorimi i dietës mesdhetare për të mbështetur trajtimet konvencionale.
Ndryshe nga studimet e mëparshme, që sugjerojnë se vetëm një përbërës tek domatja, likopene, ka veti luftuese ndaj kancerit, studimi i fundit sugjeron se i gjithë ky frut duhet të merret në konsideratë.

“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frutin”, ka thënë autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.
Hulumtuesit analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit.

Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre. Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj, thonë hulumtuesit shkencorë.

The post Domatet ngadalësojnë përhapjen e kancerit në stomak appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116