Sëmundje të ndryshme kërcënojnë njeriun. Një ndër to është sulmi në zemër. Por, ashtu si edhe sëmundjet e tjera, edhe sulmi në zemër mund të parandalohet nëse e kapim në kohë.
Më poshtë keni simptomat me të cilat shfaq sulmi kardiak:
Probleme me frymëmarrjen
Nëse mushkëritë nuk marrin aq oksigjen sa duhet, atëherë as zemra juaj nuk do të marrë gjakun e nevojshëm që i duhet. Kjo do të thotë se këto dy sisteme janë të lidhura dhe nëse nuk e keni njërën s’do ta keni as tjetrën. Në rast se përjetoni probleme me frymëmarrje është mirë që të shkoni menjëherë tek doktori pasi mund të nënkuptojë se jeni afër të pësoni sulm në zemër.
Presion në gjoks
Ndonjëherë njerëzit e injorojnë këtë shenjë për shkak se mendojnë se është normale dhe nuk shkojnë tek mjeku për t’u kontrolluar. Presioni në gjoks është një shenjë e qartë dhe më e dukshmja nga të gjitha se një sulm në zemër mund të ndodh në të ardhmen e afërt. Herën tjetër që ndjeni presion në gjoks, shkoni tek mjeku.
Lodhja
Lodhja është një tjetër shenjë e cila tregon se mund të keni sulm në zemër. Kur arteriet ngushtohen, ato nuk lejojnë që gjaku të qarkullojë siç duhet. Kështu që keni kujdes nëse filloni të përjetoni lodhje pa arsye, shkoni tek mjeku.
The post Sulmet në zemër, ja shenjat se si na paralajmëron trupi appeared first on Keshilla.NET.