Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Me këto ushqime do të keni lëkurë të pastër

$
0
0

Sekretet për një lëkurë të pastër, për flokë të shëndetshëm dhe për dhëmbë të bardhë janë pikërisht në kuzhinën tuaj. Ne ju sugjerojmë disa ushqime të cilat ndikojnë në gjërat e sipërpërmendura, transmeton “Zeri.info”.

Ushqimet e detit: Ushqimet e detit si karavidhet duhet t’i hani sepse ju bëjnë të bukur. Përveçse ju bëjnë mirë dhe kanë nivel të ulët të yndyrës në proteina (çelësi për rritjen e flokëve të shëndetshëm), këto ushqime përmbajnë sasi të lartë të zinkut, një mineral i cili ndihmon në parandalimin e akneve dhe forcon sistemin imun. Gjithashtu përmbajnë vitaminë B, e cila i jep shkëlqim flokëve.

Fara të lulediellit e të kungullit: Këto fara janë të pasura me burime të mëdha të vitaminës E dhe të omegës-3, acide yndyrore që bëjnë lëkurën dhe flokët shumë të shndritshëm. Ndihmojnë në pamjen tuaj dhe në dallim nga farat e lirit nuk kanë nevojë të jenë bazë për vajrat e tyre.

Hani dredhëza: Kjo pemë e ëmbël përmban vitaminë C, një antioksidues që stimulon prodhimin e kalogjenit dhe zvogëlon dëmin nga radikalet e lira, molekulat e këqija që i shkaktojnë lëkurës plakje të parakohshme. Dredhëzat gjithashtu përmbajnë acide natyrore që ndihmojnë për të hequr njollat e dhëmbëve. Këshillohen edhe kivi, boronica dhe portokalli, si dhe pemët tjera që përmbajnë vitaminë C.

Patatet e ëmbla: Këto patate janë të mbushura me plot fibra dhe janë shumë të shijshme. Përmbajnë vitaminë A, antioksidues që e mban lëkurën shumë të pastër, të freskët dhe të butë. Patatja e ëmbël është përbërëse kryesore e disa recetave për puçrra dhe te kremrat antirrudhë. Këshillohet edhe karota dhe domatja.

Vitaminat: A, B, C, E

Proteinat: 1.5 g

Mineralet: Hekur, Kalcium, kalium

The post Me këto ushqime do të keni lëkurë të pastër appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles