Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Rrezitja sjell shumë rreziqe

$
0
0

Rrezet IR-A janë më të rrezikshme

Rrezet infra të kuqe, të cilat i emiton dielli janë më të rrezikshme për lëkurën se sa rrezet UVA dhe UVB. Përveç që depërtojnë thellë në lëkurë, ato po ashtu paraqesin një të tretën e rrezeve të përgjithshme të Diellit, derisa UVA dhe UVB përbëjnë vetëm shtatë për qind të gjithë spektrit diellor.

Rreziku i dëmtimit të lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB është i njohur mirë. Mjekët për vite kanë paralajmëruar se në verë duhet të mbrohemi me krem të cilësisë me faktor mbrojtës 30.

Megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme që t’i kushtohet vëmendje përbërjes së kremit, i cili duhet të përmbajë filtrat efikase kundër rrezeve UVA dhe UVB, por edhe kompleksin aktiv anti-oksidues, i cili mbron lëkurën nga rrezet infra të kuqe (IR-A).

Mjekët thonë se për dallim nga rrezet ultraviolet (UV), të cilat dëmtojnë membranën e qelizave, rrezet IR-A depërtojnë në vetë qelizën dhe për këtë arsye vjen deri te ndryshimet e strukturave në kolagjen, gjë e cila përshpejton procesin e plakjes së lëkurës.

Gjatë ditëve të nxehta nuk duhet rrezitur në orët e pasdites dhe se kapelat dhe syzet janë “pajisje” të domosdoshme që duhet bartur me vete. Mjekët thonë se grupi më i ndjeshëm janë fëmijët, për të cilët nevojiten masa shtesë të mbrojtjes. Qëndrimi në hapësirë është i domosdoshëm për çdo fëmijë, por gjithsesi këtë duhet shmangur gjatë ditëve me temperatura të larta. Për fëmijët nevojitet krem me faktor numër 50. Kremi nuk duhet të irritojë dhe të shkaktojë alergji.

Mjekët thonë se është me rëndësi që të përzgjidhet mbrojtja adekuate me numër të lartë të faktorit kundër rrezatimit IR-A dhe se lëkura duhet të lyhet në mënyrë të rregullt me sasi të nevojshme të kremit. Duke pasur parasysh se rrezet janë më të fuqishme nga ora 10 deri 17, në këtë periudhë duhet shmangur diellin kudo që të jetë e mundur.

Përveç fëmijëve, personat më të ndjeshëm ndaj rrezatimit diellor janë popullata e re, e cila ka probleme me akne.

Ndryshe, nga energjia e përgjithshme diellore, e cila vjen në sipërfaqen e Tokës, prej pesë deri në shtatë për qind janë rreze ultraviolet, 39 për qind është dritë e dukshme, derisa ndërmjet 54 dhe 56 për qind janë rreze infra të kuqe.

The post Rrezitja sjell shumë rreziqe appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles