Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Sa duhet të peshoj unë sipas moshës, formës së trupit dhe gjatësisë

$
0
0

A e dini se cila është pesha ideale e trupit tuaj?

Ju ndoshta keni një numër në mendjen tuaj, por kjo nuk do të thotë se ky numër është i drejtë. Nëse doni të qendroni të shëndetshëm ju duhet të mbani një peshë të shëndetshme në të njëjtën kohë.

Dhe mënyra më e mirë për ta përcaktuar këtë peshë ideale të shëndetshme është llogaritja e indeksit të masës trupore duke përdorur një llogaritës BMI ose thjesht shikoni tabelën që paraqitet tek fotoja.

Sidoqoftë, duhet të theksojmë se tabela e gjatësisë / peshës është krijuar vetëm për burrat dhe gratë e rritura, nuk është e përshtatshme për personat nën moshën 18 vjeç.

Çfarë është indeksi i masës trupore (BMI)?Përcaktimi i asaj sesa duhet të peshoni nuk është aq e thjeshtë sa të shikosh vetëm një tabelë, por merr parasysh sasinë e kockave, muskujve dhe yndyrës në përbërjen e trupit tuaj.

Gjëja më e rëndësishme që duhet marrë parasysh është sasia e yndyrës në trupin tuaj dhe llogaritësi i BMI-së është mënyra e përsosur për të zbuluar përqindjen e kësaj.

Mund të mos jetë masa e përkryer por jep një vlerësim mjaft të mirë. Nëse BMI-ja juaj është më e lartë se 24.9 ju mund të jeni mbipeshë.

The post Sa duhet të peshoj unë sipas moshës, formës së trupit dhe gjatësisë appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles