Fjetja në krahë është pozicioni më i zakonshëm i gjumit – 74% e njerëzve e bëjnë këtë.
Profesionistët ende argumentojnë rreth pozitës më të mirë të gjumit, pasi secila prej tyre ka efektet e mira dhe të këqija në shëndet.
Përfitimet e të fjeturit në krahë
– Parandalon dhimbjen e shpinës dhe qafës dhe e mban trupin në pozitën më natyrale të mundshme.
– Redukton gërhitjen. Duke fjetur në shpinë, ju bëni që gjuha juaj të shkojë në fund të fytit, duke shkaktuar gërhitje. Të flini në krahë mund ta parandaloni këtë.
– Përmirëson qarkullimin e gjakut, pasi trupi juaj është në pozicion perfekt.
Çfarë të bëni që ta përmirësoni kualitetin e gjumit
– Jastëku duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për ta mbajtur shpinën drejtë.
– Duhet ta mbushni hapësirën mes qafës dhe dyshekut për ta mbajtur kokën dhe qafën në pozitë neutrale, transmeton
– Nëse keni dhimbje në supe, vendoseni në jastëk përballë trupit dhe vendoseni krahun mbi të. Kjo do t’ju ndihmojë ta lehtësoni dhimbjen.
– Për ta parandaluar dhimbjen e ijëve, vendoseni një jastëk mes gjunjëve.
– Për të parandaluar varjen e gjinjve tuaj, vendoseni një jastëk të vogël nën ta, kështu që të mos zgjaten. Ose thjeshtë kthehuni në shpinë.
The post Duhet ta dini këtë nëse flini gjithmonë në krahë! appeared first on Keshilla.NET.