Çrregullimet e gjumit zakonisht janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët, që është me të vertetë gjë e mjerë, sepse fëmijët kanë nevoje për gjumë derisa të rriten. Jo vetëm që fëmijët janë aktive dhe kanë nevojë për kohë që të çlodhen dhe të mbushin bateritë, por edhe mendohet që gjatë gjumit truri i tyre i klasifikon informatat nga të cilat krijon kuptim dhe zgjedh problemet. Nëse i kuptoni ciklet e gjumit të fëmijëve dhe çrregullimet e fjetjës, do t’a keni më të lehtë që të luftoni me të dhe t`ia ktheni fëmijës gjumin e natës kualitativ.
Ciklet e gjumit
Egzistojnë dy faza të gjumit dhe fëmijët kalojnë permes të dyjave gjatë ciklit të pandërprerë, sikurse të rriturit.
Faza non REM është gjumi i thellë në të cilen rinovohet energjia, përderisa indet rriten dhe rinovohen.
Në fazen REM gjumi nuk është i thellë, bebëzat e syve rrotullohen shpejt dhe atëherë fëmijët (edhe të rriturit) ëndërrojnë. Kjo është faza kur fëmija mund të zgjohet lehtë.
Fëmijët kalojnë përmes tërë ciklit, të fazës REM dhe non REM për rreth një orë. Për fëmijët mbi 4 vjeç, cikli zgjat rreth 90 minuta. Ciklet individuale të gjumit mund të sqarojnë së përse vie gjër të çrregullimi në periudha të caktuara të natës – ndoshta problemet zgjidhen në momente të caktuara të ciklit.
Çrregullimet e zakonshme të fjetjës
Gjërë të momenti kur fillojnë shkollen, çrregullimet bëhen gjë e zakonshme. Jo vetëm që ditët bëhen të stërngarkuara por njëjtë ndodh edhe me gjumin. Fëmijët kanë imagjinatë të zhvilluar, që do të thotë që frika e natës dhe ankthet ndodhin shpesh. Terrori natës, somnabulizmi, të lagurit e krevatit, pamundësia për të fjetur (insomnia), fëmija nuk deshiron të fle vetëm në dhomë, nuk dëshiron të fle vetëm në krevat, nuk mund të fle pa lodren e preferuar dhe kërcitja e dhëmbëve, të gjitha këto janë çrregullime të zakonshme të fjetjës tek fëmijët. Nëse fëmija përjeton cilëndo nga këto që i përmendëm dhe nuk mund të fle, vështirë zgjohet në mëngjes, i përgjumshëm është gjatë ditës dhe ka nevojë për gjumë, atëherë ai sigurisht që ka probleme me fjetje.
Shprehitë e mira
Vendosja e një rutine në kohen e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemëve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijen disa netë me rradhe dhe caktoni kohen e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që t’a filloni proçesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nësë është dhoma shumë e errët gjatë natës.
Nëse egziston ndonjë nga këto çrregullime të paraqitura, bisedoni me femijen se cilen rutinë doni të aplikoni dhe permbajuni rutinës për disa javë. Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, definitivisht është koha që t’a vizitoni pediatrin.
Çrregullimet e gjumit janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët dhe nuk është aspak e mirë për ta. Përveç që i pengojnë zhvillimin mental dhe fizik, fëmija diten e nesërme do të jetë i lodhur dhe i acaruar. Është e nevojshme që t’a kuptoni se si funksionon cikli i fjetjës, cilët janë çrregullimet më të shpeshta dhe si t’i krijoni fëmijës shprehi të mira gjatë kohës së gjumit sepse vetëm ne këtë mënyre do t’i ndihmoni fëmijës tuaj, si dhe natyrisht me viziten tek mjeku.
Burimi: infoalbania.org