Byzylykët bohemë
“Ky set i byzylykëve ju ofron dukjen e përsosur të një vere hipike. I mbani të gjithë bashkë, ndaras ose kombinojini me gjërat tuaja të preferuara”.
- Sher Kulter, stiliste e Kejt Bosuorth, Siena Miller dhe Rouzi Hantington Uajtli.
Çanta leopard
“Çanta me model leopardi është aksesor i përsosur dhe është trend i kësaj vere. Kërkoni një çantë jo aq të shtrenjtë, sepse do ta përdorni vetëm për një sezon.
- Rob Zangardi dhe Mariel Han, stilistë të Rihanës, Rejçël Mekadams dhe Xhenifer Lopez
Sandalet e theksuara
“Më pëlqejnë sandalet interesante. Detajet dhe strukturat e ndryshme, si të prerat dhe thekat, mund ta vënë në pah madje edhe një fustan të thjeshtë”.
- Basia Riçard, stiliste e selena Gomez, Viktoria Xhastis dhe Safron Borous
Stolitë e grumbulluara
“Ne preferojmë shtresimin e byzylykëve ose unazat e shumëfishta te Xheniferi – kjo gjë krijon një dukje rinore dhe argëtuese. Shtresat e qaforeve dhe byzylykëve janë të mrekullueshme, sepse shpesh vijnë në sete jo të shtrenjta”.
- Rob Zangardi dhe Mariel Han, stilistë të Rihanës, Rejçël Mekadams dhe Xhenifer Lopez
Çanta me ngjyrë të gjallë
“Një çantë dore me ngjyrë të guximshme e të gjallë i jep jetë edhe kombinimit më të thjeshtë të veshjes verore”.