Përseri për të shmangur shpenzimin e tepërt të parave për latte+tonic (për fat të keq duhen përdorur rregullisht dhe çdo muaj duhet të blesh prap në një kohë që edhe çmimet janë ngritur shumë), po ju sygjeroj një tonik të bërë në shtëpi dhe të freskët.
Ju duhet një liter ujë i paster (i blerë) dhe 300 gr. fryte të trendafilit të egër.
Hidhi në një tenxhere dhe lëri të ziejnë deri sa uji të marri ngjyren e frytëve. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni sa të ftohet vetë. Pasi të jetë ftohur hidheni në një shishe qelqi, mbylleni mirë dhe futeni në frigorifer që të ftohet akoma më shumë para se t’a përdorni. Dihet që i ftohti ndihmon për t’a tonifikuar dhe shtrënguar lëkuren.
Tani më në fund mund t’a aplikosh në fytyre, qafe dhe shpinë (nëse keni puçrra dhe pika të zeza, të njëjten gjë mund të bëni edhe me maskat pastruese). Këtë do t’a bëni në mëngjes dhe darkë para se të vini kremin në fytyrë, ky tonik është edhe pastrues dhe qetësues, në të njejten kohë edhe mbyll poret e fytyrës. Duhet vetëm të keni parasysh që t’a ruani në frigorifer dhe të mbyllur mirë. Ndryshimet do t’i vini re shume shpejt sepse trëndafili i eger është një trajtim shumë i mirë për lëkuren.