Ose ndryshe,inflamacioni i veshit të mesëm është rezultat i zakonshem i dëmtimit të grykave. Kjo sidomos të fëmijet, te cilët e kanë tubin auditor më të shkurter dhe me vendosje më horizontale se të rriturit.Otitis media është shkaku më i shpeshtë i humbjes se dëgjimit të fëmijët.
Në format akute, gjatë të cilave veshi i mesëm kolonizohet nga bakteriet, membrana timpanike bymehet dhe skuqet nga inflamacioni.
Shumica e rastëve trajtohet me antibiotikë.
Mirepo,kur sasia e lëngut ose e qelbit që grumbullohet në veshin e mesëm, është shumë e madhe, atëherë mund të bëhet edhe miringotomia urgjente (hapja e membranës), me qëllim që tv pakësohet trysnia e lartë në zgavren timpanike. Gjatë kësaj proçedure, në zgavren timpanike vendoset një trup i hollë që lejon drenimin e qelbit nepër kanalin e jashtëm të dëgjimit.
Kur shkaqet e otitis media nuk janë bakteriet ose viruset, çka pasqyrohet nga ngjyra e qartë e lëngut të grumbulluar në zgavren timpanike, atëherë dyshohet shpesh për alergji nga ushqimi (zakonisht nga qumështi).
Në këto raste nuk ka vlerë trajtimi me antibiotikë, por eliminimi i alergjenit.
↧
Otitis Media
↧