2 lugë vaj arrë kokosi
1 të kuq veze
1 lugë mjaltë
1 lugë kos
1 lugë sheqer
Përgatitja;
Hidhni në një tas vajin e arrës kokosit dhe të kuqin e vezës, filloni t’i përzieni pak nga pak dhe shtoni me radhë mjaltin, sheqerin, kosin. Merrni gjithë përbërësit dhe hidhni në një mikser dhe i lini pak minuta sa të shkrihen përbërësit me njëri-tjetrin. Pastrojeni fytyren, dhe pastaj vendosni masken duke e masazhuar. Lëreni masken të qëndrojë mbi fytyrë 25 minuta dhe shperlajeni fytyren me ujë të vakët, në fund hidhni edhe pak ujë të ftohtë për të mbyllur poret e hapura më parë nga maska dhe uji i ngrohtë.
Kur ne mbushim 30 vjeç lëkura fillon të bjerë, të rrudhet. Kjo maskë falë zinxhirit me Triglyceride, sheqer, lecitina dhe vitamina ka aftësinë të parandalojë deforminimin e lëkurës suaj. Do të ngelni të mahntiur nga efektët magjepsës që do të lërë kjo markë sapo t’a vendosni për herë të parë mbi lëkurë.