Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Maskë e përgatitur në shtëpi me efekt zbardhues

$
0
0

maskeShumë femra po kërkojnë produkte të cilët mund të përdoren për të krijuar një maskë zbardhuese për pigmentin e lëkurës. Ka shumë produkte natyrale ashtu siç ka edhe produkte farmaceutike për të trajtuar lëkuren. Kombinimi i këtyre produkteve do të na dhurojë një rezultat fantastik. Sigurisht ju nuk do të vëreni ndryshime të mënjëhershme, prandaj do t’ju duhet të jeni të durueshme. Do të merrni rezultatin e dëshirurar pasi të keni përgatitur dhe trajtuar lëkuren e fytyrës tuaj disa herë me masken që do t’ju sugjerojmë.

Përbërësit;

2 lugë Shtalbë djathi

1 lugë kos natyral

5 gjethe majdanoz

Përgatitja;

Vendosni të gjithë përbërësit me radhë në një grirës, deri sa të formohet një pastë e trashë. Do të krijohet një masë e lëngshme me ngjyrë jeshile. Vendosni masen e përgatitur në fytyrë dhe qafë, e lini të qëndrojë 15 minuta. Masazhoni butësisht lëkuren, kujdes asnjëherë nuk duhet të lyeni pjesën delikatë afër syrit. Përgatiteni këtë maskë të pakten dy herë në javë mbrënda një muaji dhe do të ngelni të befasuara nga ngjyra fantastike që do të ketë marrë lëkura juaj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles