Nëse dëshironi të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë, raporton noa.al duke cituar studimin e bazuar në fakte dhe sondazhe të shkencëtarëve amerikanë.
Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?
Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos.
Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.
Dieta me qumësht – menyja
Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.
Mëngjesi: 1 kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
Dreka: 100 gr drithëra, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
Darka: 1 vezë e skuqur, sallatë me perime, djathë të freskët dhe një gotë kos.
Pas Darkës: 1 dardhë, kos.
3 Mënyrat ideale për të rigjeneruar lëkurën
Stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e shprehisë të kthehen në rrudha të thella dhe të qëndrueshme. Gjithsesi evito këtë problem me tri këshillat e mëposhtme.
Dieta AD HOC (e përkohshme)
Në periudhat më stresuese të jetës së përditshme, kjo dietë, e cila zgjat 40 ditë, konsiston në ngrënien e orizit integral për drekë dhe peshkut e perimeve në darkë. Shumë ujë, të cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lëng limoni.
Aktiviteti fizik
Joga është një strategji shumë e mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën. Është vërtetuar që meditimi 20-minutësh çdo ditë ndihmon qelizat të rinohen. Shtohet prodhimi i endorfinës, e cila ndihmon lëkurën të riaktivizojë funksionet e saj rigjeneruese.
Trajtimet
Në kushtet e shtëpisë mund të realizohet një maskë anti-stres. Në një kos dietik, pa yndyrë, shtohet pak krem me veti hidratuese. Lihet në lëkurën e fytyrës për 30 minuta dhe e ndihmon atë të duket më rrëzëllitëse.
… dhe një ushtrim për të luftuar rrudhat
Nxirrni buzët jashtë, si peshk, njësoj sikur do të donit të dërgonit një puthje, por pa i rrudhur ato. Shqiptoni zanoren ‘a’, gjithmonë duke qëndruar me buzët jashtë, përpiquni njëkohësisht të buzëqeshni. Ndihmon edhe për rrudhat e zonës së mjekrës.