Sipas mendimit tim maska më e mirë, gjithmonë nësë deshironi të keni një lëkurë me shkëlqim është maska me panxhar. Në qoftëse keni dyshime, ju’a sugjeroj t’a provoni të pakten një herë dhe do të ngelni totalisht të befasuara nga rezultati magjepës i kësaj recete. Mjafton të keni pak kohë që t’i kushtoni vetes trajtimin që meritoni, dhe më pas do e gjeni gjithnjë mundësinë për t’i bërë qefin vetes.
Përbërësit;
1 lugë panxhar
1 lugë krem i yndyrshem
Përgatitja;
Merrni panxharin, lajeni me ujë të freskët dhe pastaj grijeni imët. Shtypni mirë me lugë deri sa të lëshojë pak lëng dhe pastaj hedhni dhe kremin e yndyrshem. Masa që do të krijohet do të marrë ngjyren e panxharit, por mos u frikësoni. Shperlani fytyren me ujë të freskët dhe kapni flokët me një lidhëse që të mos ju pengojnë në proçesin e aplikimit të maskës. Shperndani masken mbi gjithë fytyren dhe e lini të qëndrojë 15 minuta. Shperlani fytyren me ujë të vakët dhe shijoni rezultatin e mrekullueshem.