Ju pelqen të përdorni përbërës natyral për trajtimin e lëkurës suaj? Keni provuar receta të pafundme, por akoma nuk keni zbuluar atë që bën më së miri për ju? Atëherë ju sugjerojmë të provoni recetën e mëposhtme.
Kjo recetë do të krijojë efekt më shumë pozitiv se sa produktet e shtrenjta farmaceutike të cilat kanë një çmim marramëndës.
Përbërësit;
6 kumbulla
1 lugë vaj bajameje
Përgatitja;
Në një tenxhere hidhni ujë deri sa të valohet, pastaj e lini sërish në zjarr por kësaj radhe hidhni kumbullat. I zieni për pak minuta dhe pastaj i lini të ftohet. Heqni farat dhe bëni pure kumbullat. Pasi t’i keni bërë pure hidhni në pjatë dhe i shtoni një lugë vaj bajameje. Vendosni masen e përgatitur në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 10-15 minuta.