Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Maskë me banane dhe pjeshkë

$
0
0

maskeE çfarë do mund të ishte më mirë për lëkuren tuaj se sa një maskë me banane dhe pjeshkë. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës sepse nuk e irriton atë dhe nuk shkakton ndonjë alergji që mund t’a dëmtojë atë.

Shijoni pak aromen..! A ju pelqen aroma e pjeshkës apo e bananes? Aroma e këndshme ka një efekt qetësues në sistemin tuaj nervor. Kjo është një mënyrë për të realizuar dy qellime, kujdesi për lëkuren tuaj, si dhe një terapi aromatike.

Maskat me fruta shkelqejnë dhe rigjallërojnë lëkuren, kjo sepse frutat kane shumë vitamina të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e lëkurës suaj.

Përbërësit;

1 pjeshkë

½ banane

1 lugë tërshëre e grirë

Përgatitja;

Pastroni bananen, hidhni pjeshkën për pak minuta në ujë që është duke u valuar. Kjo do t’ju ndihmojë në heqjen e lëkurës së pjeshkës pa dëmtuar esencen e saj. Priteni pjeshken përgjysëm dhe heqni farat. Merrni bananen bëjeni pure dhe përzieni me pjeshkën të cilen gjithashtu e bëni pure. Hidhni miellin e tërshëres tek pjata dhe përzieni mirë deri sa të krijohet një masë e dendur. Nga prezenca e këtyrë përbërësve do keni një efekt të zgjatur të lëkurës së bukur dhe të paster. Vendosni masken e përgatitur në fytyrë, e lini të qëndrojë 20 minuta dhe shperlani fytyren me ujë të freskët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles