Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si të lëmoni lëkuren e fytyrës

$
0
0

maskeKa disa periudha në jetën tonë ku na qellon të ballafaqohemi me probleme të shumta dhe normalisht plot stres nga ambienti që na rrethon. Trupi ynë reagon ndaj këtyre faktorëve dhe bëhet i dallueshem. Ne shikojmë veten në pasqyrë dhe pamja që vërejmë na zhgënjen. Duhet të bëjmë diçka që t’i ri-kthejmë normalitetin dhe shkëlqimin lëkurës! Në këtë rast ju sugjerojmë të provoni masken që po ju paraqesim më poshtë:

Përbërësit;

1 lugë lëng molle

1 lugë vaj ulliri

1 të verdhe veze

2 lugë shtalb djathi

Përgatitja;

Filloni duke kthyer shtalbin e djathit në pure duke e shtypur me ndihmen e lugës. Merrni një mollë jeshile dhe hidheni në shtrydhëse, merrni lëngun dhe hidheni tek djathi i bërë shtalb. Pasi të keni përzier të gjithë përbërësit me radhë vendosni masken në fytyrë, qafë, por duke mos lyer pjesën afër rrathëve të syrit dhe e lini të qëndrojë 20 minuta. Pastaj, heqni masken siç bëni zakonisht.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116