Shoqata kombëtare e dermatologëve në France bëri të ditur se ngjyra e tatuazheve, qoftë të përhershëm, qoftë të përkohshem, nuk janë të parrezikshëm, kurse njerëzit, sidomos të rinjtë, u ftuan që të jenë shumë të kujdesshëm para se të marrin vendim për të bërë një gjë të tillë.
Sipas mjekeve specialiste, ngjyrat për tatuazhe përmbajnë metale helmuese siç janë alumini, kobalti, kromi, bakri, hekuri, merkuri dhe nikeli, të cilët mund të bëhen kancerogjen pasi të depertojnë në lekurë.
Dermatologët përkujtojne se këto ngjyra mund të shkaktojnë edhe ekzemen, sarkoidozen e lekurës dhe sëmundje të tjera apo reagime alergjike (kruarje, skuqje, të enjtura në vendin e tatuazheve).
Tatuazhet me ndihmen e kanës paraqesin rrezik me të vogël, pasi ajo është ngjyre natyrale, e cila nuk është fare e dëmshme, por në rastin e tatuazheve ndonjëhere përzihet me substanca toksike, sic është parafenilenediamin, i cili mund të shkaktojë ekzemën, apo reagime alergjike, si dhe njolla të përhershme, paralajmerojnë ekspertët. Në rastin e tatuazheve me kanë, klientët duhet të kërkojnë që të informohen për përbërjen e ngjyrës. Ngjyra duhet të jetë e portokalltë, e kurrsesi e zezë.
Burimi: infoalbania.org