Zyrtarët e shëndetsisë amerikane thanë të enjten se mjekët duhet të mendojnë për dhënien e një pilule për parandalimin e AIDS, tek burrat dhe gratë heteroseksualë të cilët janë në rrezik të lartë që të infektohen me këtë virus.
Qeveria më parë kishte këshilluar mjekët, që t’u japin nga një pilulë në ditë vetëm për meshkujt e homoseksual dhe biseksual.
Megjithatë, më shumë se një e katërta e rasteve të reja me HIV, çdo vit janë heteroseksualë, në bazë të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Kjo nuk është një pjesë e epidemisë që ne dëshirojmë të injorojmë” tha, Dr. Dawn Smith, i cili ishte autori kryesor i këtij udhëzimi.
Truvada ka qenë në treg që nga viti 2004 për të trajtuar njerëzit që tashmë kanë virusin AIDS.
Pas studimeve të bëra kanë kuptuar se mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit për meshkujt homoseksual dhe biseksualë, zyrtarët shëndetsorë amerikanë vitin e kaluar thanë se mjekët mund të përshkruajnë atë si parandalesë për meshkujt me rrezik të lartë.
Që atëher, studimet kanë treguar se ajo gjithashtu mund të parandalojë marrjen e virusit nga ana e femrave dhe meshkujve heteroseksualë.
Muajin e kaluar, Administrata për ushqim dhe medikamente zyrtarisht miratoi shitjen e Truvada-s si një masë parandaluese për njerëzit e shëndetshëm që janë të rrezikuar nga HIV-i.
Mjekët nuk e rekomandojnë këtë pilulë për të gjithë heteroseksualët që janë seksualisht aktivë, si dhe në mesin e çifteve kur njëri prej tyre ka HIV-in, përdorimi i rregullt i prezervativëve në përgjithësi është mbrojtja më efektive.
Ka rreth 140.000 çifte heteroseksuale në të cilin rast njëri prej tyre është infektuar me virusin AIDS.
Por pilula do të jetë një alternativë e mirë për një çift që donë të ketë fëmijë.
“Kur përdoret si parandaluese, pilula duhet të mirret një herë në ditë, ajo kushton 6,000-12,000 dollar në vit, edhe pse disa sigurues privat dhe disa programe për medikamente e kanë mbuluar atë” tha, Dr. Smith.