Argjileja betonite është një anti-oksidant natyral. Kur përdoret si përbërës në trajtimin e lëkurës ju ndihmon të heqni toksinat e akomuluara mbi siperfaqen e lëkurës dhe pastron atë nga ekzistenca e akneve. Ju mund të përgatisni vetë masken me argjile në varësi të tipit të lëkurës që keni, dhe të vëreni nëse ju nevojitet ndonjë përbërës tjeter shoqërues për këtë produkt.
Përbërësit;
Argjile betonite
Ujë
Përgatitja;
Merrni argjilen hidheni në një tas, pastaj hidhni pak nga pak ujë deri sa të krijohet një maskë e njëtrajtshme, pak e lëngshme dhe lehtësisht e manovrueshme për t’u vendosur në lëkuren e fytyrës. Vendosni masken në fytyrë dhe e lini aty deri sa të thahet. Më pas heqni masken duke shperlarë fytyren dhe e fshirë me peshqir të lagur me parë në ujë të vakët. Kjo maskë do të zbusë lëkuren dhe do të heqë aknet.