Vaji i ullirit është një nga mënyrat më natyrale për të lëmuar dhe zbutur lëkuren tuaj. Falë aftësisë së tijë zbutëse vaji i ullirit mund të kombinohet me përbërës nga më të ndryshmit për të sjellë tek ju efektin më të mirë.
Përbërësit;
Vaj ulliri
Një të verdhë veze
1 lugë mjaltë
Një peshqir i lagur
Përgatitja;
Merrni vajin e ullirit hidheni në një tas, më pas shtoni me radhë të verdhën e vezës dhe mjaltin i cili duhet të jetë i lëngshëm, që të ketë mundësi të shkrihet me përbërësit e tjerë. Vendoseni masen në duar dhe me të filloni duke vendosur skrubin mbi lëkuren e fytyrës. Vendosni peshqirin e lagur më parë mbi fytyrë dhe e lini për 5 minuta pastaj shperlani fytyren siç bëni zakonisht.