Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Doni t’a gjeni dashurinë ne internet? Ja si t’ia dilni.

$
0
0

Doni ta gjeni dashurinë ne internet Ja si t’ia dilni.Këshilla profesionistësh si t’a gjeni në internet personin e duhur.

Zgjidhni foton e duhur në profil

E mira do ishte që në profil të vendosnit një foto të bërë nga një profesionist. Fotot me fustane janë më interesantet dhe tërheqin me tepër vëmendjen e meshkujve. Kujdes, mos e teproni me dekoltenë dhe minifundin. Do bënit mire të shmangnit edhe foto me mikeshën tuaj më të mirë.

Zgjidhni një emër të lehtë.

Në vënd të emrit apo të inicialeve tuaja, vendosni një identifikues te shoqëruar me një fjale paksa seksi (absolutisht jo fjalën seks).

Përdorni një gjuhe te qarte, por të koduar

Ëndërroni një martese? Nëse u’a thoni menjëherë këtë kandidateve tuaj në internet do t’i trembni. Thoni për shembull “Dua të jem e vetmja femër për mashkullin tim” apo “Ëndërroj te plakem me dike”. Kjo do i tërheqë edhe me tepër ata.

Mund te gënjeni për moshën, por…maksimumi me 5 vjet

Në internet mund të gënjeni për moshën tuaj reale, por e mira do ishte të mos e ndryshonit atë me më shume se 5 vite.

Merrni iniciativën për t’a dërguar ju mesazhin e pare telefonik

Sipas specialisteve të lidhjeve ne internet, janë femrat ato që duhet të marrin iniciativën për të dërguar sms-në e parë telefonike.

Mos i besoni Facebook-ut dhe Twitterit

Nëse doni vërtet të krijoni një lidhje dhe jo të përjetoni një aventure kalimtare shmangni njohjen në Facebook apo Twitter. Në këto faqe personat gënjejnë shumë.

Mos u bëni te varur nga interneti

Mos u fiksoni pas kompjuterit dhe mos qëndroni gjithë kohës para tij derisa te gjeni një person interesant. Shfrytëzojeni kohen qe keni edhe për miqtë apo familjaret. Në fakt ajo qe është shkruar do te ndodhe, doni apo nuk doni ju.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles