Një maskë e mirë me argjile të paster do të luftojë bakteret dhe infeksionet e mundshme duke pastruar të gjitha mbetjet dhe pluhurat e mbledhur në fytyrë.
Përbërësit;
2 lugë argjile
Ujë
Disa pika vaj aromatizues esencial psh; rozmarinë
Përgatitja;
Në një tas hidhni 2 lugë nga argjilja jeshile, hidhni më pas pak ujë deri sa të bëhet një pastë e trashë. Shtoni dhe disa pika vaj esencial, aromen e zgjidhni sipas dëshirës tuaj, ne ju këshillojmë rozmarinen pasi është shumë relaksuese. Vendoseni masken në fytyrë të cilen e keni larë me parë me ujë dhe e keni fshirë mirë. E lini masken të qëndrojë mbi 15 minuta, deri sa të forcohet pak. Ndërkohë që prisni, relaksohuni me pak muzikë, ose lexoni pjesë nga libri juaj i preferuar. Menjëherë sapo maska të forcohet pak hiqeni duke e shperlarë fytyren me ujë të vakët dhe fshijeni atë me peshqir të butë.