Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Proçesi i gabuar i larjes së flokëve

$
0
0

Proçesi i gabuar i larjes së flokëveLani flokët tuaj dy herë me shampo në një larje është një hile e vjetër, e përdorur me qëllimin që të lani koken sa më shpesh me shampo, dhe sigurisht t’a blini sa më shpesh atë shampo. Larja e shpeshtë, ose përdorimi i shampos së tepërt në një larje heq totalisht yndyren e tepërt në skalp. Flokët nuk duhet të jenë asnjëherë të paster brenda pak sekondash pas një larje intensive pasi do të ishte njësoj sikur t’i thani më tepër.

Edhe njerëzit me flokë natyral të yndyrshem kanë dëmtuar flokët e tyre duke dashur të eleminojnë totalisht yndyren ekzistente në skalp duke përdorur kështu produkte me përbërës kimik mjaft të dëmshëm. Një ekspert në stilimin e flokëve ju këshillon të përdorni jo dy herë shampo në një larje, por një shampo në një larje. Vendosni pak kondicionues në duar dhe me të lyeni flokët në ditët që nuk bëni dush. Sigurohuni që kondicionuesin t’a shkrini mirë me ujë që të mos ngrihet tek majat. Ndërsa diten që jeni duke larë flokët ju këshillojmë të përdorni një herë shampo dhe mundësisht gjysmen e sasisë që keni përdorur deri më tani. Flokë të shëndetshem dhe më në formë do  mund t’i keni edhe duke kursyer para.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles