Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si duhet të ushqeheni për të qënë gjithmonë e bukur

$
0
0

Si duhet të ushqeheni për të qënë gjithmonë e bukurQë të dukeni e bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Të hash mirë ju mban ju dhe lëkurën e freskët. Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë.

Proteinat. Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna. Peshku. Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës. Molla. Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë.
Zinku dhe kalciumi. Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por reduktojnë edhe rrudhat.
Vitamina E. Është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga dielli. Nëse hani shumë pjeshka do të keni vitaminën E në trupin tuaj.

Vitamina C dhe hekuri
Këto dy vitamina së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë. Uji. Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës. Vitamina C. Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Kivi si frutë është më i miri për vitaminën C. Të tjerat janë portokalli, mangot, limoni, etj. Domatja. Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri. Vitamina B.Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles