Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Katër tradita që mund t’i thyeni

$
0
0

Katër tradita që mund t’i thyeniKur është puna për propozimin e martesës, edhe femrat, edhe meshkujt pajtohen se është mashkulli ai që duhet të propozojë. Megjithatë, ka shumë zakone të tjera, të cilat janë shndërruar në rregulla, por të cilat jo domosdoshmërisht janë të duhura.

Ja disa tradita që mund t’i thyeni dhe ta bëni femrën e ëndrrave për vete:

Rregulla 3-ditore 
Mos e aplikoni këtë rregull ‘të marrë’ të telefonatave. Kjo i takon së kaluarës dhe në kohën e rrjeteve sociale, telefonisë dhe mesazheve, nuk gjen aplikim kurrsesi. Rregulla e re: Telefonojeni kur të ndiheni sikur doni ta bëni këtë.

 Gjithnjë paguani ju 
Ju duhet të jeni definitivisht ai që paguan në takimet e para, por më vonë kjo nuk është e detyrueshme. Pa marrë parasysh qëndrimin tuaj në lidhje me këtë, të paktën shikoni nëse ajo ofrohet për të paguar. Nëse e lejoni apo jo, është çështje tjetër, por kjo sigurisht se do të thotë që ajo është e pavarur.

Takimi për darkë 
Duhet t’i ndryshojmë takimet që janë takime në darkë/drekë/kafe. Pse? Sepse janë shumë formale dhe të mërzitshme. Takimi i parë duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe në shëtitje për shembull, në mënyrë që ju të mundoheni ta njihni dhe jo ta shikoni tërë kohën trupin e saj.

Mos flisni për para 
Kjo rregull duhet thyer gjithsesi. Në takimet e para jo, por më vonë është e domosdoshme që të flisni për paratë dhe gjendjen tuaj ekonomike, në mënyrë të sinqertë, para se ta filloni një lidhje afatgjate.

Burimi: Telegrafi.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles