Ju keni një bark pak rrumbullakët? Mos u alarmoni!
Ju mund të bëni palestër ose thjesht mund ta pranoni atë. Ndiqni udhëzuesin tonë dhe mos harroni se sa më shumë përpiqeni të fshihni diçka aq më shumë bie në sy ajo.
Yjet që e pranojnë
Vajza që ju adhuroni kanë një trup normal dhe e pranojnë këtë. Idhujt e tu nuk kanë një siluetë perfekte, thjesht ato luajnë me defektet e tyre për të rifituar forcë.
Zgjidhni:
Linja të lirshme që nuk krijojnë rrudha në bark. Ju duhet të ndiheni rehat me rrobat tuaja pa ngjarë si thes. Zgjidhni rroba në formë trapezi, që janë të ngushta tek pjesa e gjoksit dhe të lirshme në pjesën e barkut. Në profil do të duket më shumë forma e gjoksit tuaj dhe jo madhësia e barkut.
Ngjyrat e drejta: të errëta, të zezë, gri, kaki ose blu marinë. Ngjyrat e errëta zvogëlojnë volumin, por mos nguroni; vishni edhe rroba me ngjyra në përputhje me gjendjen shpirtërore dhe karakterin tuaj. Ju duhet të krijoni një unitet dhe të vishni më shumë se tre ngjyra për të mos e rënduar siluetë.
Materiale të mira: sigurisht që duhet të zgjidhni materialet fluide; të derdhura. Ju duhet të krijoni një efekt vertikal në mënyrë që të zgjatet silueta. Parimi është i njëjtë edhe për ata që kanë gjoks të madh apo janë të rrumbullakët.