Çdo grua është e bukur në mënyrën e saj dhe nuk është fjala vetëm për top modelet apo ikonat e shoubizit.
Po si duhet ta vlerësoni sa më mirë trupin tuaj? Çdo grua është unike dhe e veçantë sepse mishëron një model të përcaktuar bukurie.
Megjithatë, çdo grua do të dëshironte të dukej ndryshe, duke qenë përjetësisht e pakënaqur me pamjen e saj. Njëra nga mënyrat më të thjeshta për të ndryshuar imazhin është përzgjedhja e rrobave të cilat, në rast se janë të goditura, mund t’i japin vlerë të madhe trupit, duke ndihmuar që të fshihen ato defektet e vogla aq të padurueshme kur dilet përpara pasqyrës.
Por mjfaton të ndiqni disa këshilla se si të visheni për të vlerësuar sa më mirë trupin tuaj. Atëherë, çdo grua duhet të ketë garderobën e saj.
Nëse e keni trupin në formë molle
Blini këmisha që i përshtaten bustit tuaj, por duke pasur kujdes që të mos qëndrojnë ngjitur pas trupit. Zgjidhni xhaketa me mëngë të përthyera..
Evitoni bluzat shumë të hapura në pjesën e sipërme. Zakonisht ju shkojnë më shumë bluzat në formë V-je ose pak të hapura në pjesën e sipërme (në formë barke). Provoni të mbani këmisha dhe bluza me ngjyra të çelura dhe me dritë.
Mbani pantallone dhe funde me ngjyrë të errët. Për të fshehur peshën e tepërt të pjesës së barkut, zgjidhni modele me brez të lartë. Mund të mbani edhe pantallona të gjëra në pjesën e poshtme.
Nëse e keni trupin në formë dardhe
Vishni bluza dhe këmisha që do t’ju tregojnë më të ngushtë. Provoni ti-shërte dhe bluza pa mëngë. Provoni edhe modele të reja në mënyrë që syri të zhvendoset në pjesën e sipërme të trupit.
Zhvendoseni vëmendjen në pjesën e sipërme të trupit duke veshur bluza me ngjyra ose me fantazi. Edhe një jakë e madhe do të ketë të njëjtin efekt. Fustanet dhe fundet duhet të shkojnë mbi gju. Shmangni çfardo veshje të ngushtë.
Pantallonat me brez të ulët janë një zgjedhje shumë e mirë për këtë lloj trupi. Nga ana tjetër, të evitohen pantallonat me xhepa anash, të cilat nxjerrin në pah ijet. Pantallonat e gjëra apo xhinset e ngushta e largojnë shikimin nga ijet.
Nëse keni një trup me masa të mëdha
Vishni fustane që ju përshtaten. Veshjet oversize vetëm rrisin volumin dhe ju bëjnë të dukeni me përmasa akoma më të mëdha. Zgjidhni bluza dhe këmisha që të kenë detaje të veçanta në pjesën e qafës në mënyrë që të zhvendosni vëmendjen në fytyrën tuaj.
Dizenjot dhe motivet e ndryshme janë të mira vetëm në qoftëse i përshtaten trupit tuaj. Provoni dizenjo me linja vertikale të cilat të jenë në proporcion me përmasat e trupit tuaj. Në këtë mënyrë, syri ka për tendencë të shohë nga lart poshtë dhe jo nga e djathta në të majtë.
Mbani veshje me nuanca të ngjashme. Të gjitha veshjet duhet të jenë në të njëjtën familje ngjyrash. Gjeni pjesën më të ngushtë të brezit tuaj dhe theksojeni këtë zonë me një rrip.
Nëse keni një trup me karakteristika mashkullore
Blini bluza fëminore dhe veshje me figura dhe zbukurime. Zhvendoseni vëmendjen në pjesën e shpatullave, gushës dhe fytyrës duke kodele dhe kanotierë.
Përdorni veshje të cilat nxjerin në pah pjesën e brezit. Përdorni lloje të ndryshme rripash në mënyrë që të zhvendoset vëmendja në format e trupit. Ka shumë ngjyra, copa dhe modele që mund të përdorni për të bërë efekt.
Përzgjidhni një veshje që ju bën të dukeni më egjatë në trup, duke evituar bluzat sipas trupit dhe ti-shërtet. Fundet janë të përkryera për femrat me trup mashkullor. Evitoni pantallonat dhe xhinset e ngushta. Në vend të tyre mund të përdorni pantallona me këmbë të drejta.