Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si të eliminosh majat e dyfishta nga flokët?

$
0
0

Si të eliminosh majat e dyfishta nga flokëtThuaj lamtumirë flokëve me maja të dyfishta me këshillat e duhura. Ju do të keni flokë me shkëlqim, të gjatë dhe të bukur.

Flokët e gjata janë të bukur, por vetëm në qoftë se kujdeseni mirë për to duke mos pasur maja të dyfishta. Por shpesh majat e dyfishta shfaqen edhe pse ne mendojmë se i trajtojmë në mënyrën e duhur. Nëse ju dëshironi t’i jepni fund këtij problemi, shmangni disa sjellje të gabuara dhe ndiqni disa këshilla specifike.

Majat e dyfishta dallohen në distancë, flokët janë pajetë, të brishtë, pa shkëlqim.
Zgjidhja e vetme për të eliminuar majat e dyfishta është prerja e tyre. Nëse kjo është zgjidhja e vetme, atëherë për të evituar shfaqjen e tyre ndiqni disa rregulla të thjeshta por efektive.
Duhet të heqim dorë nga përdorimi i tepruar i tharëses, pjastrës dhe mashës. Duhet të shmangni sa më shumë të jetë e mundur dekolorimin e flokëve.
Duhet të shmangni krehjen e flokëve kur janë të lagësht. Në shumicën e rasteve përdorni një krehër me dhëmbë druri.
Para shampos përdorni vajra me bazë hidratuese dhe gjalpi. Këto vajra duhen përdorur një herë javë. Gjithashtu përdorni një krem pas shampos.
Shmangni kapjen e flokëve në mënyrë konstante. Ato nuk do të jenë më elastikë dhe të buta.
Gjithashtu shmangni shkallëzimet e tepërta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116