UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme / Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë lansuar aplikacionin për telefona të mençur (smartphone) “Aplikacion i Menaxhimit Emergjent në Kosovë – AMEK”.
Ky aplikacion do të mbështesë në mënyrë inovative përpjekjet për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë në Kosovë. Është një aplikacion mobil i thjeshtë, i dobishëm dhe interaktiv (Android, iOS dhe Windows Phone) që do t’i informojë qytetarët në kohë reale mbi ngjarjet emergjente dhe fatkeqësitë aktuale si: vërshime, rreshje të mëdha të borës, thatësira, dhe rreziqe tjera meteorologjike, zjarre, shkatërrim i mjedisit, epidemi, probleme në infrastrukturë komunale, aksidente trafiku, demonstrata, protesta, etj.
Fushatën për këtë projekt e drejton Kryqi i Kuq i Kosovës. Aplikacioni është gratis dhe mund të merret duke klikuar në linqet për: Apple iPhone, iPad (iOS)