Një studim i ri i publikuar në arkivën e Mjeksisë të Pediatrisë dhe Adoleshentëve sugjeron se adoleshentët me çrregullimin e spektrit të autizmit (ÇSA) – të cilët janë shpesh herë të prekur nga bullizmi- janë të targetuar më shpesh se bashkëmoshatarët e tyre që nuk kanë ÇSA.
Studimi, i cili jep informacione nga një ekzaminim i gjatë i “adoleshentët që marrin shërbime të edukimit special”, tregon se 46.3% — ose pothuajse gjysma – e meshkujve dhe femrave të rinj me ÇSA janë viktima të bullizmit.
Konkluzionet janë të bazuara në intervistat me më shumë se 900 prindër të fëmijëve me ÇSA; kërkuesit gjithashtu mblodhën të dhëna edhe nga pjestarët e stafit të shkollave të nxënësve dhe nga drejtorët e shkollave.
Studimet gjetën se studentët me ADHD ashtu si ata me ÇSA viktimizoheshin më shpesh se ata pa ADHD (55.6% vs. 41.4%).
Statistikat gjithashtu treguan se integrimi i adoleshentëve me ÇSA në klasat me edukim të përgjithshëm nuk është gjithmonë një zgjidhje për problemin e bullizmit; në fakt e përkeqson atë. Ky konkluzion, sipas autorëve “kontradikton studime të mëparshme”. Ndërkohë që studime të mëparshme tregojnë se fëmijët me ÇSA do të fitonin nga puna dhe mësimi me popullsinë e studentëve normal, ky kërkim tregoi se studentët në këtë spektrum që kishin më shumë se treçerekun e klasës me edukim të përgjithshëm, kishin më shumë të ngjarë të viktimizoheshin (por më pak të ngjarë të jenë ata vetë ata që bëjnë bullizmin) se sa studentët e tjerë. Në fakt, më shumë se 70% e studentëve me 76-100% të klasës së tyre me edukim të përgjithshëm, u gjet se ishin viktima të bullizmit.