Dimri sjell llojllojshmëri dhe lë hapësirë për eksperimentim. Një domosdoshmëri është buzëkuqi i kuq por edhe nuancat e errëta.
Ndërsa, stilistët e flokëve, propozojnë gërshetat dhe topuzin.
Në kontrast me hijeshinë, ky sezon do të dominohet nga buzëkuqi i kuq me nuance të errëta.
Mirëpo, mos vizatoni me laps konturin e buzëve, por aplikoni buzëkuqin sa më lehtë.
Gërsheti konfirmohet një zgjedhje shumë e vlerësuar. Në fakt, mënyrat e shumta që mund të modelohen e bëjnë gërshetin një stil te përshtatshëm për festa. Gërsheti anësor apo ai kurriz peshku si dhe topuzi klasik janë disa nga alternativat e duhura për festa.
Mos harroni të përdorni aksesorët e flokëve në mënyrë që të pasuroni modelin.