Keni kohë që nuk shkoni dakort me partnerin tuaj, dhe pavarësisht situatës nuk keni dëshirë ta pranoni se jeni në një krizë?
Agresiviteti i tepër dhe i pakontrollueshëm mund të jetë shkaku i parë që ju keni ftohjen mes jush. Mbireagimi për çdo problem të krijuar nuk është diçka e mirë për marrëdhënien tuaj në çift. Duhet të tregoheni më tolerantë ndaj partnerit që dhe situata të mos jetë shumë e tendosur.
Indiferenca mes njëri tjetrit është një faktor që tjetër shumë i patolerueshëm në jetën në çift. Kur nuk ka asnjë xhelozi apo interesim karshi jush partneri do të thotë që është indiferent ndaj asaj që ju bëni apo thoni.
Zgjedhja e të gjithë problemeve është komunikimi, nëse nuk ndani pak nga jeta e përditshme me partnerin tuaj atëherë do të lindin probleme që do t’ju qojnë deri në ndarje.