Frutat jo vetëm që janë të mira për shëndetin por na ndihmojnë ndjeshëm edhe të mbajmë lëkurën tonë në formë.
Sot do ju tregojmë disa veti të frutave verore:
Molla, një frut shumë i rëndësishëm për sheshimin e rrudhave. Këshillohet për lëkurën e yndyrshme. Maskat me mollë janë gjithmnonë më të mirat për këtë tip lëkure.
Dardha,njihet si një frut shumë i dobishëm për dieta të ndryshme. Forcon poret, gjithashtu edhe dardha këshillohet për lëkurën e yndyrshme.
Rrushi, është një ndër frutat më efikas kundra rrudhave.
Ky frut ka vitamina që ndihmon në zbutjen e lëkurës.
Pjeshka, përmban vitaminën A, e cila ndikon në zbutjen e lëkurës. Ky frut kaq i shijshëm mund të bëjë mrekullira.
Luleshtrydhet, po të aplikojmë një maskë me to, cilësia e lëkurës do të përmirësohet ndjeshëm. Gjithashtu rekomandohet përdorimi i tyre pasi përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë indet.