Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Dieta e famshme e Marilyn Monroe

$
0
0

Dieta e famshme e Marilyn MonroeVezë, mish dhe shumë karota, bukuria e divës pa kohë Marilyn Monroe fshihej nga një sekret i vetëm, një dietë me bazë proteinash dhe vitaminash dhe sigurisht ndonjë ushtrim fizik për të mbajtur formën e shkëlqyer të trupit.

Në një intervistë për Pageant Magazine e bërë në vitin 1952, ikona e Hollywood shpjegonte fansave të saj se cila ishte rutina e saj ushqimore e përditshme duke nisur me mëngjesin deri në mbrëmje. Një dietë që kaloi dhe dietën e famshme Paleo Diet shumë në modë për këtë vit e përberë nga proteina, perime dhe fruta.

Vezë për mëngjes
Harrojeni gjalpin dhe bacon tipike për një american breakfast aktorja në fakt në mënyrën e saj konsumonte vezët në mëngjes. “Thyej dy vezë brenda një gotë të ngrohtë me qumësht, i përziej dhe e pijë ndërsa vishem. Shtoj një pilulë intriguese vitaminike dhe kaq”.

Proteinat e mishit në mbrëmje
Aktorja nuk e hante drekën dhe konsumonte vaktin e saj të preferuar kur kthehej në hotel: “Darka ime në shtëpi është shumë e thjeshtë. Çdo mbrëmje ndaloj në dyqanin më të afërt për të marrë një biftek, brinjë vici apo mëlçi që i gatuaj në furrë . Unë zakonisht konsumojë katër apo pesë karota të gjalla së bashku me mishin dhe kjo është e gjitha”.

Një vakt më shumë
Mes mëngjesit dhe darkës Marilyn Monroe nuk i rezistonte dot ndonjë gjeje të mirë: ” Besoj se është një gjë e mirë për mua të konsumoj diçka të lehtë gjatë ditës sepse në muajt e fundit kam bërë zakon të ndaloj tek një dyqan akullore pas leksioneve të aktrimit”.

Një moto
Për sa i përket aktivitetit fizik mesa duket Marilyn Monroe qëndronte në formë me ushtrime të zgjedhura për këmbët dhe krahët të cilat i bënte vet. ” Nuk do ti duroja dot ushtrimet nëse do të isha nën presionin e një disipline”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles