Mënyra se si jetojmë cakton nëse ne plakemi me hijeshi ose jo. Edhe pse ka numër të madh të kremrave kundër plakjes, a e keni ditur se ushqime të caktuara mund të reduktojnë shenjat e plakjes.
Manaferrat
Kush nuk i ka qejf manaferrat? Manaferrat janë shumë të pasura e antioksidant, të cilët ndihmojnë shëndetin e qelizave dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.
Avokado
Avogadot janë burim i mrekullueshëm i vitaminës E, kaliumit dhe antioksidantve.
Hudhër
Hudhra zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak, dhe ngritë jashtëzakonisht shumë sistemin e imunitetit. Është po ashtu ushqim anti-viral dhe antibakterial, që mund te ndihmojë në uljen e rritje dhe përhapjen e qelizave të kancerit.
Kokrrat të pasura me fibra
Tërshëra dhe orizi ngjyrë kafe janë burime të shkëlqyera të fibrave, të cilat ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit në zorrë. Një dietë e pasur me fibra ndihmon në largimin e substancave të padëshiruara nga organizmi. Drithërat gjithashtu mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Zarzavatet e gjelbrat
Zarzavatet e gjelbrat janë të mbi ngarkuara me antioksidant dhe të cilët ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira në trupin tuaj që ju bëjnë juve më të plakur se që duhet. Spinaqi dhe lakra jeshile, konkretisht mbrojnë nga efektet negative të rrezeve UV.
Vera e kuqe
Besoni apo jo, një gotë verë e kuqe mbron zemrën tuaj nga sëmundjet. Ka një antioksidant të mrekullueshëm të quajtur resveratrol, i cili ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut.
Bajamet
Bajamet janë burim i mrekullueshëm i proteinave, omega 3, vitaminës E dhe kalciumi.
Bimët bishtajore
Fasulet janë të mbushura me antioksidant dhe minerale që janë jetike për shëndetin tuaj.