Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Pse duhet ta shmangni darkën?

$
0
0

Pse duhet ta shmangni darkën?Kur ju thonë se nuk duhet të hani asgjë pas orës 5 apo 6 të mbrëmjes, kanë të drejtë.

Në mbrëmje është më e lehtë ta teproni me ushqimin. Kjo ka befasuar edhe vetë studiuesit që kanë bërë një studim rreth ushqimit.

Ata kanë ardhur në përfundim se gjatë darkës, ushqimi me kalori të lartë dhe të ulët, më dobët i aktivizon zonat në tru që janë të lidhura me “qendrat për tretje”.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 15 femra të cilave me rezonancë magnetike u është përcjellë aktiviteti i trurit gjatë vëzhgimit të 360 fotove me ushqime të ndryshme – nga frutat dhe perimet me kalori të ulët, e deri te ushqimi i shpejtë me kalori të lartë.

Pjesëmarrëseve në këtë studim fotot u janë treguar në mëngjes dhe në mbrëmje dhe pastaj ka pasuar pauza prej 7 ditësh.

Ashtu siç pritej, ushqimi me kalori të lartë ndjeshëm më shumë ka nxitur aktivitetin e trurit se sa ushqimi me kalori të ulët.

Studiuesit kanë ardhur në përfundim se truri ushqimin gjatë mbrëmjes nuk e përjeton si ‘shpërblim’, prandaj duket se në këtë periudhë të ditës nevojitet konsumim më i madh i ushqimit, për të ndjerë kënaqësi dhe ngopje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116