Këshillohet që saunat të frekuentohen deri në tri herë në javë. Nëse i frekuentoni më shpesh efekti rrezikon të jetë i kundërt. Trajtimi i rregullt i saunës i kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime gjimnastikore të pranueshme do t’u ndihmojë të humbisni peshë dhe lufton celulitin.
Një seancë në sauna është shumë më i efektshëm se një dush për pastrimin e lëkurës duke e bërë atë të butë dhe të shëndetshme.
Nëpërmjet lëkurës dalin jashtë pjesa më e madhe e papastërtive. Në këto elementë kimikë hyjnë edhe: shampot e trupit, xheli i dushit, locionet, sapunët dhe deodorantët. Sauna rrit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen.
Nëse në nxehtësi enët kapilare hapen, në të ftohtë kontraktohen për reaksion. Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut bën një gjimnastikë të nevojshme
Nxehtësia dhe lagështia e saunës shpërndan dhimbjen dhe relakson muskujt e lodhur. E efektshme sauna është edhe për dhimbjet e artriteve.
Në këtë periudhë konsumoni shumë ujë pas dhe para seancës së saunës pasi rrezikoni të dehidratoheni. Shmangni konsumimin e pijeve me gaz. Për çdo 30 minuta do të digjni 300 deri në 500 kalori. Sauna, jep gjithashtu çlirim nga astma dhe bronkitet dhe mund të parandalojë të ftohtin.