Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Të puthësh rrit imunitetin

$
0
0

Një puthje e zjarrtë është në gjëndje të djegë 6.4 kalori në minutë, ndërsa gjatë vrapimit digjen 11.4 kalori në minutë. Si duket puthja është e efektshme sa edhe sporti. Gjatë një puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bëjnë të ditur se gjatë këtij proçesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave në fytyrë e me këtë ngadalësohet proçesi i plakjes së lëkurës. Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e infarktit. Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteresh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj.

Puthja pengon rrudhat në fytyrë
Ka shumë tregime për shëndetin dhe puthjen. Që në fillim, para së gjithash mund të themi se puthja është e mirë për dhëmbët, pasi gjatë një veprimi të tillë, ajo ndikon te lëngu i pështymës që ka për qëllim shpëlarjen e dhëmbëve nga ushqimi dhe mbrojtjen nga kariesi. Në anën tjetër, pakëson streset, zvogëlon shtypjen e gjakut dhe rrit imunitetin e organizmit. Në buzë ndodhen një numër i madh i fijeve nervore dhe gjatë prekjes së buzëve tuaj me të partnerit, ndizet zjarr i madh i përjetimeve. Rritet puna e zemrës, ndihet qarkullimi i shtuar i gjakut në fytyrë e shpesh dhe lëkura djersitet nga kënaqësia. Gjatë një puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bëjnë të ditur se, gjatë këtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave në fytyrë e me këtë ngadalësohet procesi plakjes së lëkurës.

Puthja , më e rëndësishme se seksi
Për femrat puthja është më e rëndësishme se seksi. Përveç të tjerash, puthja i bën mirë edhe shëndetit. Dy studime të reja dëshmojnë për këtë. Pa përfytyruar se shkenca, në një largësi shekullore, do t’i jepte të drejtë. Sipas studimit gjerman, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi. Ka edhe më: Dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë. Në përgjithësi, ato që thoshin se puthnin me kënaqësi, ishin 56 për qind e femrave të pyetura, kundrejt 44 për qind të meshkujve. Vetëm kur bëjnë dashuri, sjellja e të dy gjinive duket se përputhet: 10.7 për qind e meshkujve dhe 9.7 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk puthen gjatë raportit.

Efektet e puthjes dhe feromonet
Rrahjet e zemrës arrijnë 180 të rrahura në minutë, presioni i gjakut shkon 150 mm, vihet re zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr një ngjyrë të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Trupi përshkohet nga të dridhura dhe të duket sikur gjithçka e jotja është në ajër. Kjo është pra “puthja e parë”. Por, sipas andrologëve, gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve, sepse përndryshe reagimi i vetëm do të përkufizohej si ankth. Pëlqimi “pamor” duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë, dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë që buzët afrohen, futen në punë hundët, të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles