Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si të parandaloni kancerin

$
0
0

Shfaqja e kancerit në trupin tuaj mund të jetë gjenetike, por mund të shkaktohet edhe nga rrethanat e jetës që ju  bëni. Hapat e parë që mund të hidhni për të mbrojtur veten nga kanceri kanë të bëjnë me konsumimin e ushqimit të duhur, sepse ushqimi ka një ndikim të jashtzakonshëm në shëndetin e individit. Përveç ushqimit duhet t’i kushtoni rëndësi edhe aktivitetit tuaj trupor, të shmangni veset dhe situatat stresuese.

Meqënse ushqimi ka ndikim të jashtzakonshëm në shëndetin e njeriut, atëherë është më se e qartë që do të fillojme me këshillat e mënyrës se ushqyerjes tuaj. Rezultatet pozitive nuk mungojnë prandaj informohuni rreth ushqimit, vlerat ushqimore të cilat pastaj do t’ju bëhen një refleks i përditshëm.

Boronicat e kaltra janë fruti përfekt kur bëhet fjalë për të mbushur organizmin me antikosidantë. Boronicat përmbajnë një nivel të lartë të antocianinave të cilat ndalojnë përhapjen e kancerit në qeliza. Xhenxhefili mund të reduktojë kancerin e zorrës së trashë, duke lehtsuar inflamacionin tretës.

Lakra përmban izotiociantët, të cilat ndihmojnë pastrimin e trupit nga bakteret e kancerit. Të mos harrojmë këtu frutin e mollës e cila prandalon kancerin në zorren e trashë. Lëvizni. Futeni trupin tuaj në aktivizim duke ecur të pakten gjysëm ore çdo ditë, ecja e mban trupin energjik dhe redukton rrezikun nga kanceri dhe diabeti.

Mos harroni të bëni një frymëmarrje të rregullt të pakten pesë minuta në ditë. Frymëmarrja e rregullt eleminon efektet negative të stresit, që është shumë i lidhur me shëndetin trupor dhe atë shpirtëror. Pini kafe në mënyrë të rregull, mos e kaloni limitin e tre kafeve në ditë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles