Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Pse dridhen qerpiket?

$
0
0

Pse dridhen qerpiket?Dridhja e qerpikut është një fenomen që ndryshe njihet si miokimi dhe ndodh për shkak të tkurrjes spontane të muskujve të vegjël të vendosur në qerpikë.

Ky është një fenomen që lind për shkak të irritimit të mbaresave nervore, të cilat irritojnë muskujt dhe më së shpeshti kalon vetvetiu pas një apo tri javësh.

Në lidhje me këtë fenomen ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në parandalimin e tij:

Stresi
Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qerpikut, i cili mund të zgjasë një javë ose më shumë deri sa të zgjasë periudha e stresit. Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.

Kafeja
Ekspertët pohojnë se kafeina mund të jetë një ndër stimulanset që shkaktojnë dridhjen e qerpikut. Nëse keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë. Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.

Mungesë e magnezit
Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit, mund të sjellë deri tek miokimia. Hani spinaq, bajame dhe arra, ose merrni suplemente të këtij minerali.

Sytë e thatë
Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e mplakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe të thahen si pasojë e marrjes së disa barërave të caktuara. Përdorni lot artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë të pastër.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles