Venat e zgjeruara ne siperfaqen e lekures shkaktojne dhembje dhe cenojne estetiken fizike. Shenjat e shfaqjes se tyre, menyrat e parandalimit dhe mjekimi perkates me barna, si dhe mjekimi bimor,venat varikoze jane vena te zgjeruara te cilat i shohim te shfaqen ne lekure.
Ato jane me ngjyre te kalter, te fryra dhe te perdredhura. Nese nuk mjekohen ne kohen e duhur, shkojne drejt perkeqesimit. Ne kembe ka dy lloje venash: venat siperfaqesore dhe ato te thella. Venat siperfaqesore jane me afer lekures.
Venat e thella jane te mbuluara me muskuj. Venat e thella e çojne gjakun ne venen cava, vena me e madhe e organizmit, e cila derdhet ne zemer. Venat varikoze jane venat e zgjeruara siperfaqesore. Gjaku ne kembe duhet t’i kundervihet forces se gravitacionit per t’u kthyer ne zemer. Qe te ndihmojme levizjen e gjakut ne drejtim te zemres, muskujt e kembeve shtrydhin venat e thella. Levizjen e gjakut ne drejtim te zemres e mundesojne valvulat.
Kur muskujt e kembes shtrengohen, valvulat brenda venave hapen. Kur muskujt qetesohen, valvulat mbyllen. Kjo ndihmon kthimin e gjakut prapa. I gjithe procesi i kthimit te gjakut ne drejtim te zemres quhet pompa venoze. Kur njeriu ecen, muskujt shtrengohen, prandaj pompa venoze punon pa probleme. Kur jemi ulur ose qendrojme ne kembe, sidomos per nje kohe te gjate, gjaku ne kembe qendron pa levizur dhe shtypja ne vena rritet.
Simptomat
Shenjat jane te shumta, nder te cilat perjetojme ndjenjen e rende dhe te lodhjes ne kembe, gjithashtu shfaqet nevoja e zvarritjes se kembeve. Fryrja e muskulatures e pulpave te kembes eshte po ashtu e pranishme, per te vazhduar me ndjenjen e dhimbjes dhe ndjeshmerise ne kembe, enjtjes se kembeve si rrjedhoje e qarkullimit te veshtiresuar te gjakut, edemes ose mbledhjes se ujit ne kembe per te perfunduar te pamja e shemtuar e kembeve, si dhe shfaqja e ekzemes dhe kruajtjes.
Keshilla kunder shfaqjes se venave varikoze
Per te parandaluar shfaqjen e venave varikoze keshillohet te mos qendrohet per nje kohe te gjate ne kembe. Nese duhet bere, here pas here duhet te ulemi dhe te ngrihen kembet per 30 minuta. Duhet qe te mos qendrohet kembe mbi kembe kur jemi ulur. eshte e rendesishme te shmangen kepucet me taka te larta dhe te ngushta. Nje rol te forte ndikues luan edhe pesha, e cila duhet te ulet domosdoshmerisht. Nje tjeter shmangie qe duhet realizuar eshte ajo e kapsllekut. Duhet te kemi parasysh po ashtu qe, gjate fjetjes, nen kembe duhet vendosur nje jastek. E keshillueshme gati rregullisht eshte edhe gjimnastika per kembet dhe pulpat. Nderkohe, ecja luan rolin e saj te rendesishem dhe duhet bere ecje, por jo deri sa te kete lodhje, pasi ecja ndikon ne kontraktimin e muskujve dhe levizjen e gjakut siper.
Keshillohet nje ecje perreth 30 min ne mengjes dhe nje ne darke, perseri 30 minuta. Kembet mund te ndihmohen me ane te nje xheli, i cili ka ndikim freskues. Ndikon ne kapilaret duke u dhene ndjesi freskuese dhe nxit qarkullimin e gjakut, si dhe ndihmon ne tonifikimin e eneve te gjakut. Qendrimi ulur demton damaret e kembeve. Edhe te qendrohet ulur per nje kohe te gjate demtohen damaret e kembeve. Qendrimi ulur dhe per nje ore eshte teper i demshem per persona qe kane variçe. Damaret e enjtur te kembeve fillojne te pulsojne dhe shkaktojne dhimbje. Kembet dhe kyçet enjten thuajse dyfish dhe ne shume raste dhimbje behen te padurueshme. Se fundmi, duhen perdorur ilaçe dhe çorape te posaçme, por vetem me keshillen e mjekut specialist.
Mjekimi
Me terapi konservative kuptojme terapine me ilaçe dhe perdorimin e çorapeve elastike dhe bandazhit elastik. Ne pergatesat e barnave te mira hyjne: daflon, venozmin, nutra, varieze etj. Ndikimi i barnave çon ne pakesimin e edemes, uljen e zgjerimit venoz dhe permiresimin e qarkullimit kapilar. Çorapet e llastikut dhe bandazhi elastik jane gjysme efikase per te luftuar shenjat e edemes se kembes. Terapia sklerotizonte eshte nje injeksion ne venen e semure i nje sasie sklerotizanti. Perparesite e saj jane se behet ambulatorisht dhe pacienti pas kesaj eshte ne gjendje pune dhe vazhdon jeten normalisht. Mjekimi bimor Nder mjetet mjekuese natyrore permendim vajin calendule qe eshte i dobishem per tonifikim dhe lejon rivendosjen e qarkullimit. Keshillohet te vihet ne frigorifer para perdorimit dhe te perdoret pa ushtruar presion mbi venat. Gjithashtu, xhenxhefili eshte i mire ne permiresimin e presionit te gjymtyreve te poshtme dhe ndihmon ne presionin e gjakut ne pergjithesi. Kompleksi i vitaminave B eshte shume efikas.
Myku i thonjve cenon bukurine e duarve tuaja
Per te pasur thonj te bukur dhe te shendetshem duhet te njohim disa prej semundjeve me te shpeshta te tyre, si dhe duhet te dime se si t’i trajtojme ata. Thoi eshte rreth 0.5-0.7 mm i trashe dhe ndertohet nga 100-150 shtresa. Shpesh, pjesa e perparme e thoit ndahet ne disa shtresa horizontale, quajtur “Onycholisis”. Shkaku kryesor eshte tharja, humbja e lageshtise se thoit, qe vjen si rrjedhoje e larjes se shpeshte te duarve. Ne kete rast thoi humbet uje dhe ndahet ne shtresa.
Perdorimi i pastruesve kimike te thonjve (acetoni) ne menyre te tepruar e acaron gjendjen. Prandaj ne keto raste per sherim perdoren kremrat hidratues me permbajtje uraje, disa here ne dite dhe pas çdo larjeje te duarve. Myku i thonjve eshte nje infektim i shkaktuar nga lloje te ndryshme kerpudhash mikroskopike, zakonisht te thonjte e kembeve me shume sesa tek ata te duarve dhe kryesisht te te rriturit. Ne duar shfaqet me teper tek ata persona qe i kane me te shfaqura ndaj lageshtise, ku kategoria me e prekur jane: pastruesit, ata qe merren me restaurime kolektive, ata qe kujdesen per shendetin, ata qe punojne ne ndertime dhe femijet.
“Onycholisis” eshte ndarja e dhimbshme e thoit nga shtrati i tij. Traumat e vogla te perseritshme mund te jene shkaku i saj. Forma me e shpeshte eshte ajo ne forme gjysme hene. Ndodh edhe kur thoi ndesh shume ne lageshtire. Ne keto raste perdoret kremi hidratues dhe shmangia ndaj lageshtires. Kur ngjyra e thoit ndryshon nga normalja dhe kjo ndodh me shpesh kur thoi infektohet nga nje bakter, pseudomonas aerugjinosa, i cili i jep atij nje ngjyre jeshile, shkaqet perseri jane te personat qe mbajne shume duart ne uje. Ne kete rast pacientet duhet te mbajne thonjte e semure ne acid acetik (uthull) per 5 minuta ne dite dhe per dy jave rresht, si dhe perdorimin e pandare me antibiotik.
Myku i thoit
Nje nga infeksionet me te shpeshta te thonjve jane ato mykotike. Fillimisht infeksioni mykotik kap vetem nje thua dhe me pas perhapet ne te gjithe thonjte e tjere. Me shpesh ndodh infeksioni mykotik i lekures rreth thoit dhe trajtimi i hershem i mykut te lekures parandalon dhe mykun e thonjve. Demtimet e vazhdueshme ndaj siperfaqes se thonjve ne drejtim te shtratit te thoit shkakton hemoragji subunguale (nen thua) ose hematoma te thoit. Hematoma subunguale e thoit ne fillim eshte e kuqe dhe me pas ngjyra ndryshon ne blu e me tej ne te zeze.
Shpesh shoqerohet me enjtje te gishtit te demtuar, skuqje dhe dhimbje te tij. Ne rast se pacienti nuk e di se çfare e ka shkaktuar ngjyrimin e thoit te tij dhe kjo hematome ka kohe qe eshte shfaqur, duhet diferencuar nga nje malinje. Shenjat qe tregojne se thoi ka myk nisin me ndryshimin e ngjyres se thoit, pjeserisht ose plotesisht, e cila behet e bardhe, e erret, e verdhe ose e gjelber. Nje tjeter ndryshim shihet ne perberje te thoit, i cili behet me i brishte, me i dobet. Shenja e fundit, qe do te thote faza e perparuar eshte ajo kur thoi fillon te thyhet lehte ne copeza te vogla.
Trajtimi i mykut
Si fillim behet analiza e mykut per ta vertetuar pranine e tij, duke marre lende nga thoi ne kushte laboratorike. Trajtimi i mykut realizohet me kremra, barna nga goja, me xhel ketopropozol, terhinafinum dhe zgjat 6-18 muaj. I keshillueshem eshte edhe dezinfektimi i kepuceve me nje sperkatje, sipas orientimeve mjekesore perkatese. Higjiena e rregullt perben nje nga menyrat kryesore te luftimit te mykut te thonjve, keshtu qe eshte e domosdoshme te mbahet parasysh. Po ashtu, tharja e plote e gishtave te duarve dhe kembeve, si dhe perdorimi i kepuceve te nje cilesie te mire, per te mos harruar trajtimin lokal kunder perseritjes se mykut.