Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Sa shpesh duhet të bëni dush?

$
0
0

Sa shpesh duhet të bëni dush?Ekspertët paralajmërojnë se dushi i përditshëm, pa marrë parasysh sa i këndshëm dhe i dëshirueshëm është në kohën e një nxehtësie të madhe dhe djersitjes së tepruar, nuk është aq i shëndetshëm për lëkurën pasi i thanë vajrat natyralë që mbrojnë atë.

Trajtimet agresive me shumë detergjent si SLS (sodium laureth sulfate) dhe parabenë mund të shkaktojnë thatësi të tepërt, por edhe djersitje, prandaj ju këshillojmë që vetëm herë pas here të përdorni xhel për dush dhe sa më shumë të përdoret vetëm uji i thjeshtë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Zakonet për të bërë dush janë shpesh edhe kulturore dhe, për shembull, në Azi, njerëzit zakonisht bëjnë dush në mbrëmje, ndërsa, për shembull, në SHBA, zakonisht preferohet dushi në mëngjes.

Në Evropë nuk ka rregulla të tilla, prandaj adhuruesit e dushit të mëngjesit dhe të mbrëmjes janë në numër të ngjashëm.

– Përfitimet e dushit në mëngjes: Dushi i mëngjesit rizgjon më mirë sesa kafeja, përmirëson qarkullimin, rrit normën e zemrës dhe siguron përqendrimin më të mirë në mëngjes.

Dushi në mëngjes është më i mirë për njerëzit me lëkurë të yndyrshme dhe të papastër, pasi siç dihet, gjatë djersitjes natën lirohet sebumi, i cili mund të qëndrojë gjithë ditën në sipërfaqe të lëkurës dhe mund të bllokoj poret. Është e këshillueshme që të përdorni ujë të vakët.

Largon tendosjen në muskuj, prandaj dushi në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyeshme për të reduktuar dhimbjet në qafë dhe shpinë.

– Përfitimet e dushit të mbrëmjes: Dushi në mbrëmje është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur pas një dite të gjatë të punës së lodhshme, apo ushtrimeve gjatë pasdites ose mbrëmjes. Dushi ul presionin e gjakut dhe zvogëlon stresin.

Dushi në mbrëmje do t’ju ndihmojë të bini shpejt në gjumë dhe është një kurë e konfirmuar për pagjumësi, vepron si qetësues dhe sinjalizon trupin për të filluar me lirimin e melatoninës, një hormon që nxit gjumin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles