Në metabolizëm nuk ndikon vetëm ajo që ne hamë dhe si ushqehemi. Shmangni këto gabime dhe metabolizmi juaj do të funksionojë si një orë.
– E teproni me qëndrimin ulur: Qëndrimi ulur për më shumë se tre orë në ditë rrit me 74 për qind rrezikun e një sërë sëmundjeve metabolike, të tilla si, sëmundjet e zemrës, diabeti, obeziteti, presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin, në krahasim me njerëzit të cilët në një karrige kalojnë më pak se dy orë në ditë. Arsyeja për këtë është se muskujt nuk kanë “nevojë” për shumë aktivitet dhe shpenzojnë më pak yndyrën e depozituar.
– Nuk i pastroni pemët dhe perimet: Para se të kafshoni një mollë, mendoni: a është e pastër? Një studim nga viti 2012, i kryer nga “Environmental Health Perspectives”, në lidhje me pesticidet që përdoren zakonisht për spërkatje të pemëve dhe perimeve, zbuloi se ndotja akumulohet në qelizat yndyrore dhe shkakton inflamacion që ndikon në metabolizëm. Kur keni mundësi, konsumoni fruta dhe perime organike, por në qoftë se nuk e keni atë mundësi, domosdoshmërish pastroni me ujë ushqimin që e hani, por pa përdorur sapun, detergjent, apo kimikate.