Vezët renditen midis produkteve më të shëndetshme ushqimore në planet. Vetëm imagjinoni… një vezë përmban të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të kthyer një qelizë në zog.
Gjithsesi, vezët kanë një reputacion të keq sepse të verdhat e tyre janë shumë të pasura me kolesterol. Në fakt, një vezë mesatare përmban 186 mg kolesterol, që është 62% e masës së rekomanduar ditore. Njerëzit besonin se nëse haje kolesterol, kjo do të rriste përqindjen e kolesterolit në gjak dhe do të kontribonte në sëmundjet e zemrës. Por rezulton se nuk është dhe aq e thjeshtë! Sa më shumë të hani kolesterol aq më pak do të prodhojë trupi juaj.
Si i rregullon trupi nivelet e kolesterolit?
Kolesteroli shpesh konsiderohet si fjalë e keqe. Kur ne e dëgjojmë, fillojmë të mendojmë për mjekim, atake kardiake dhe vdekje të hershme. Por e vërteta është se kolesteroli është një pjesë e rëndësishme e trupit tonë. Është një strukturë molekulare që është pjesëz thelbësore e çdo membrane qelizore. Përdoret gjithashtu për të formuar hormone si : testosteroni, estrogjeni dhe kortizoli. Pa kolesterol, nuk do të kishim ekzistuar! Duke patur parasysh sesa i rëndësishëm është kolesteroli, trupi ka krijuar rrugë për të siguruar që të kemi gjithmonë mjaftueshëm prej tij. Meqënëse, sigurimi i kolesterolit nga dieta nuk është gjithmonë një mundësi- në fakt mëlçia e prodhon atë. Por kur hamë shumë ushqime të pasura me kolesterol, mëlçia fillon të prodhojë më pak.
Çfarë ndodh kur konsumojmë shumë vezë në ditë?
Për shumë dekada, njerëzit janë këshilluar të limitojnë konsumin e vezëve, ose të paktën të verdhën e vezëve. Rekomandime përfshijnë 2-6 vezë në javë. Gjithsesi nuk ka mjaftueshëm mbështetje shkencore për këtë limit. Për fat të mirë, ekzistojnë disa studime që do ta vendosnin mendjen tonë në paqe. Në këto studime njerëzit janë ndarë në dy grupe: ata që hanë 1-3 vezë/ditë dhe ata që përdorin zëvendësuesit e vezëve.
Duket se reagimi ndaj sasisë së konsumuar të vezëve varet nga individi. 70% e njerëzve nuk kanë asnjë efekt në kolesterolin total ose atë të keq. Gjithsesi, në 30% të njerëzve, këto rezultate rriten paksa. Thënë kjo, studimet tregojnë që vezët ndryshojnë pjesëzat e kolesterolit të keq nga të vogla në të mëdha. Personat që kanë elemente të mëdha të kolesterolit kanë një risk më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës*.
Vezët dhe sëmundjet e zemrës
Shumë studime kanë shqyrtuar lidhjen që ekziston midis konsumit të vezëve dhe riskut për sëmundje të zemrës. Këto studime tregojnë vazhdimisht se njerëzit që hanë vezë nuk janë të predispozuar për të zhvilluar sëmundje zemre. Disa studime tregojnë madje një risk të reduktuar nga ataket kardiake. Por personat që kanë diabet dhe konsumojnë vezë kanë më shumë mundësi për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
Përfitime të tjera nga vezët
Përmbajnë antioksidantë që zvogëlojnë riskun e sëmundjeve të syrit si Degjenerimi Makular
Janë të pasura me kolinë, një përbërës në tru të cilën më shumë se 90% e njerëzve kanë mungesë
Janë të pasura me proteina të cilat rrisin masën muskulare dhe përmirësojnë shëndetin e kockave
Rritin sigurinë dhe ndihmojnë në reduktimin e yndyrave.