Celuliti është një nga çrregullimet më të zakonshme tek femrat, për eleminimin e të cilës egzistojnë dy trajtime themelore: mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik.
Personat me celulit duhet që në zakonet e tyre të të ushqyerit të kufizojnë mjaft përdorimin e kripës, të shmangin pijet me sheqer, pijet e gazuara, alkoolin, kafeinën, ushqimet e yndyrshme, si dhe proteinat me prejardhje shtazore.
Nga ana tjetër, rekomandohet të pihet sa më shumë ujë, kafeja të zëvendësohet me sa më shumë me çajra të ndryshme, kryesisht çajin jeshil, i cili është një nga ushqimet më efikase kundër celulitit, të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime, sidomos frutat e pasura me vitaminën C, kalium, dhe squfur, si: agrumet, banania, pjeshka, bishtajat, etj.
Nëse reduktoni ushqimet dhe pijet e dëmshme si dhe konsumoni rregullisht ushqimet e mëposhtme, duke i alternuar me aktivitetin fizik dhe masazhet, celuliti do të largohet, si dhe do të jetë një masë e mirë parandaluese kundër tij.
Ja 40 ushqimet kryesore kundër celulitit:
1. Portokallja
2. Limoni
3. Qitroja
4. Çaji jeshil
5. Çaji i kuq
6. Molla
7. Uthulla e mollës
8. Boronica
9. Domatja
10. Banania
11. Pjeshka
12. Bishtajat
13. Peshku merluc
14. Peshku hake
15. Peshku sgoliola
16. Peshku ton
17. Kopra
18. Luleshtrydhja
19. Fileto pule
20. Fileto gjel deti
21. Buka e zezë me miell të pasitur
22. Buka integrale
23. Karçiofi
24. Karrota
25. Arra
26. Bajamja
27. Rradhiqja
28. Kivi
29. Panxhari
30. Kastraveci
31. Qumështi pa yndyrë
32. Ananasi
33. Brokoli
34. Veza
35. Orizi integral
36. Rrushi
37. Djathi
38. Pjepri
39. Mangoja
40. Spinaqi