Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Kokteijl me bazë molle kundër obezitetit dhe celulitit

$
0
0

Kokteijl based apple against obesity and celluliteKokteijli me bazë molle ka veti të mjaft të mëdha për rënien në peshë. Lëngu i mollës i miksuar me përbërës të tjerë, si uthulla e mollës, mjalti dhe limoni, bëhet jashtëzakonisht efektiv për rënien në peshë si dhe reduktimin e celulitit, pasi shkrin masën dhjamore dhe lufton në kompleks shkaktarët për formimin e celulitit.

Molla konsiderohet unanimisht nga të gjithë shkencëtarët dhe studiuesit si fruti më i shëndetshëm dhe kurativ nga të gjitha frutat e tjera.

Ajo përdoret për sëmundjet kardiovaskulare, aparatit tretës, shiatikun, egzemat, hemorroidet, migrenës, gripin, etj., largon lodhjen kronike, stimulon rritjen trupore të fëmijëve, forcon dhe zhvillon dhëmbët, ul kolesterolin në gjak, etj.
Uthulla e mollës ka efekte dobësuese, anticelulit, dhe ul oreksin. Përveç kësaj, uthulla e mollës ul tensionin e gjakut, lufton sëmundjet e fytit, çrregullimet e tretjes, lodhjen, rrit metabolizmin, kuron zgjerimin e venave, etj.

Mjalti ndikon kundër obezitetit dhe ka mjaft vlera terapeutike, si: ul kolesterolin e keq, lufton arteriosklerozën dhe sëmundjet e tjera të zemrës, sëmundjet e traktit tretës, të traktit të frymëmarrjes, forcon sistemin imunitar, është antioksidant, antitoksik, antiseptik (antimikrobial), rigjeneron lëkurën, etj.
Limoni është një nga produktet ushqimore më efikase për shkrirjen e yndyrave. Nëse ai konsumohet përditë dhe për një kohë të gjatë, organizmi do të eleminojë indet e tepërta dhjamore, si dhe do të stabilizojë nivelin e yndyrave në gjak.

Gjithashtu, limoni është mjaft efikas kundër fryrjeve të barkut, të cilat japin ndjesinë dhe pamjen e një personi obez.
Përveç rënien në peshë, limoni ka veti të jashtëzakonshme terapeutike, si: lufton hipertensionin, stimulon aktivitetin e mëlçisë, është antioksidues i fortë, pastron gjakun nga toksinat, forcon imunitetin, parandalon kapsllëkun, kuron gripin, forcon mishrat e dhëmbëve, rigjeneron lëkurën nga djegiet, lufton ekzemat, etj.

Përgatitja
Shtrydhim aq mollë sa të përfitojmë 1 litër lëng molle. Lëngut të mollës i shtojmë një filxhan kafe me uthull molle, një filxhan kafe me lëng limoni (nga limonat e shtrydhur) dhe 4 lugë gjelle me mjaltë.

Përdorimi
Rekomandohet pirja nga një gotë 3 herë në ditë rreth 30 minuta përpara ushqimit për 2 muaj rresht. Gjatë kësaj kohe, do të vini re ndryshime të konsiderueshme, si në rënien në peshë, ashtu edhe në reduktimin e celulitit.
Ju këshillojmë gjithashtu që për të parandaluar dhe luftuar celulitin, të hani sa më shumë fruta sidomos mollë, të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës, si dhe çajra bimore, kryesisht çaj jeshil, i cili është njëri nga anticelulitët më të mëdhenj.

t


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles